
Manchester United, përveç ndryshimit në shtabin teknik, ata do të bëjnë ndryshime edhe në përbërjen e skuadrës.
Erik ten Hag e ka identifikuar Tyrell Malacia si nënshkrimin e tij të parë në Manchester United, raporton Mirror, përcjell ORAinfo.

Mbrojtësi i majtë i Feyenoord po shijon një sezon të mirë për rivalët e Eredivisie të Ajax-it dhe mund të jetë i disponueshëm për 20 milionë funte këtë verë./ORAinfo/