Ky është përforcimi i parë i Milanit për merkaton e verës.
Milan ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe Rosonerët kanë nisur të punojnë rreth përforcimeve.
Ralf Rangnick pritet ta marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar përforcimin e parë të Rosonerëve për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për Dominik Szoboszlai.
Rosonerët kanë nisur bisedimet dhe polaku sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën kuq e zi këtë verë.
Vetë Szoboszlai e ka konfirmuar lajmin se është në bisedime me Milanin, por se për momentin nuk është arritur ndonjë marrëveshje.