Zbulohet pika në kontratë që e lejon Leo Messin të largohet falas

15:59 | 31 August 2020

Demantohet La Liga dhe Barcelona, ja pika në kontratë që e lejon Lionel Messin të largohet falas.

Vazhdon saga mes Leo Messit dhe Barcelonës. Sulmuesi kërkon të largohet si lojtar i lirë , ndërsa ekipi katalanas insiston në klauzolën prej 700 milionë eurosh.

Së fundmi edhe La Liga doli me një deklaratë ku i jepte të drejtë Barcelonës për klauzolën prej 700 milionë eurosh.

Por gazetari i njohur, Alfredo Martinez e ka demantuar si La Ligën ashtu edhe Barcelonën. Ai ka treguar një pikë në kontratë që tregon se Messi ka të drejtë në pretendimin e tij, transmeton Sinjali Sportiv.

“Bëhet fjalë për një kontratë prej tre sezonesh plus një vit tjetër. Në vitin e katërt futet në fuqi klauzola që e lejon Messin të largohet pa u paguar 700 milionë euro”, thuhet në reagimin e Martinez.

“Dëmshpërblimi prej 700 milionë eurosh nuk do aplikohet kur prishja e kontratës nga futbollisti do të ketë efekt në fundin e sezonit 2019-2020”, përfundon postimi i gazetarit.

Komento: