Zbulohet plani B për Serie A, nëse përkeqësohet gjendja me koronavirus

11:23 | 22 October 2020

Pandemia vazhdon të godasë fort Italinë dhe për pasojë edhe futbollin, prandaj Federata Italiane e Futbollit po mendon edhe për një mënyrë tjetër për të dhënë verdiktet në rast se situata përkeqësohet dhe ndeshjet nuk mund të luhen rregullisht.

Plani i famshëm B, sikurse raporton “Corriere dello Sport”, do të lejojë që kampionati të përmbyllet në vetëm 8 javë, me kusht që të paktën të luhet e gjithë faza e parë, në mënyrë që të gjitha ekipet të kenë të njëjtin numër ndeshjesh dhe të jenë përballur të paktën një herë me çdo kundërshtar.

Në këtë pikë, 12 ekipet e renditura më lart të ndahen në dy grupe me nga gjashtë skuadra për të luajtur për titullin me ndeshje brenda dhe jashtë, në stilin e fazës së grupeve të Championsit. Dy të parat kualifikohen në gjysmëfinalet e kampionatit, që do të luhen me ndeshje teke (kuptohet edhe finalja).

Tetë skuadrat e renditura më poshtë, të gjitha të përfshira në një grup, do të luftonin për mbijetesën.

Komento: