
Është ‘e vështirë’ të imagjinosh që Milani do të nënshkruajë me një lojtar të madh në janar pas rezultateve të buxhetit të fundit.
Il Sole 24 Ore – në mesin e daljeve të tjera – zbuloi se kuqezinjtë bënë humbje prej rreth 146 milionë euro për sezonin 2018-19, shumë më të larta nga sa ishte parashikuar nga disa burime, përcjell ORAinfo.

Humbja është 20 milionë euro më e lartë se sa ishin në 2017-18 nën pronësinë e Yonghong Li, dhe Elliott Management raportohet se kanë derdhur mbi 600 milionë euro në klub tashmë.
Sipas një raporti nga La Gazzetta dello Sport, Milani do të përpiqet të nënshkruajë me një rlojtar të “cilësisë dhe përvojës” në tregun e dimrit.
Mund të ketë një pasojë edhe më të keqe, megjithëse, siç raporton La Gazzetta dello Sport se Milani mund të detyrohet të shesë një prej lojtarëve më të mirë të tyre në janar për shkak të rezultatit të buxhetit të fundit. /ORAinfo/