Zbulohet plani i Milanit: Priten edhe tri nënshkrime të mëdha

18:55 | 12 September 2020

Pas njoftimit për nënshkrimin e Sandro Tonali, Milan tani po lëviz për të kompletuar tregun e tyre me tre nënshkrime të tjera.

Sipas të fundit të Niccolo Ceccarini për TMW, drejtuesit e Rossonerëve po punojnë për të nënshkruar me një mesfushor, një anësor të djathtë dhe një mbrojtës qendror, përcjell ORAinfo.

Maldini dhe Massara vazhdojnë të flasin me Chelsea për të gjetur një zgjidhje për Bakayoko, por skuadra e Premier League ende kërkon një mundësi për të blerë vendosur në 30 milionë euro.

Ekziston edhe një alternativë që Rossonerët po shqyrtojnë dhe ajo është Boubakary Soumarè e Lille.

Ndërkohë, Gianluigi Donnarumma ka një kontratë që skadon në qershor 2021 dhe mund të nënshkruajë një parakontratë me një klub tjetër në shkurt.

Milani është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë me pagë më të lartë se kontrata e tij aktuale, por deri më tani nuk ka pasur hapa përpara. Shtë e qartë se nëse nuk arrihet një marrëveshje, Donnarumma mund të bëhet një mundësi e bujshme e tregut. Nëse është kështu, Juventusi do të ishte në pozitë pole.

Në frontin e nisjeve, kontaktet me Lyon vazhdojnë për Paquetà. Milani synon të mbledhë 25 milion €. Për Krunic, Freiburg është i etur. /ORAinfo/

Komento: