Zbulohet prapaskena, Milan po e transferon dyshen fantastike të Realit

13:24 | 13 Gusht 2019

Milan ende nuk e ka mbyllur kuleten. Largimi i Gianluigi Donnarummas nga ‘San Siro’ mund të jetë edhe festë për tifozët ‘Kuq e Zi’.

Kjo pasi drejtuesit e Milan po e shqyrtojnë mundësinë qe me paratë e Donnaurmmas ta blejnë dyshen fantastike nga Real Madrid.

Sipas asaj që është raportuar nga Gazzetta dello Sport, në rast se Milan përfundon duke shitur portierin italian Gianluigi Donnarumma në Paris Saint-Germain, kuqezinjtë do të kthejnë vëmendjen e tyre për të nënshkruar me dyshen e Real Madridit Isco dhe James Rodriguez, përcjell ORAinfo.

Ka kohë që Milan është i interesuar për Iscon dhe Rodriguez, dhe kjo ëndërr mund të realizohet gjatë kësaj vere.

Drejtuesit e Milan janë shprehur të gatshëm që ta lënë Donnarummën të largohet nga ‘San Siro’ nëse marrin një mega-ofertë, mbi 50 milionëshe.

Me këto para Gazzetta dello Sport raporton se do mund të hynte në ‘pazar’ për ta transferuar dyshen fantastike në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: