Është zbuluar pse mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas ka zgjedhur klubin francez Momaco, para Milanit.
Ylli spanjoll Cesc Fabregasmbrëmë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Chelsean, para transferimit në Moanco.
Ndërsa, Milan ishte në kontakt me Fabregas për ta nënshkruar këtë muaj, ata kishin fituar miratimin e lojtarit dhe gatishmërinë e tij.
Por mediat italiane raportojnë se Milan nuk ishte i gatshëm të paguante Chelsean atë që ata po kërkonin.
Në këtë kohë, Chelsea mori një ofertë më të mirë nga Monaco dhe vendosën që lojtarin ta transferojnë te klubi francez.
Milan pas dështimit të transferimit të Fabregas, është duke tentuar që të bind ndonjë mesfushor jetër për të sjell në San Siro. /ORAinfo/