Neymar qau nga frika se do të lëndohej përsëri.
Autori i një goli në fitoren e tyre kundër Koresë së Jugut, numri 10 i Brazilit pranoi që ai ka vuajtur se ndoshta nuk do të mund ta vazhdojë më turneun pas lëndimit, madje edhe ka qarë
Autori i një goli në fitoren e thellë të Brazilit 4-1 kundër Koresë së Jugut, Neymar, ka pranuar se ai ishte frikësuar se nuk do të këtë kohë të kthehet më me ndeshje në Botërorin e Katar 2022 për shkak të një lëndimi në ligamentin lateral të gjurit të djathtë, bashkë me një edeme të vogël që kishte në asht.
Në një intervistë me SporTV, derisa ishte në fushë, numri 10 tha që ai ka kaluar net duke qarë pasi u konfirmuar lëndimi i tij – por pati shumë mbështetje nga anëtarët e familjes së tij.
“Sigurisht, kisha shumë frikë nga lëndimi. Po ia dilja shumë mirë, kam një sezon të mirë dhe të lëndohesh sikurse unë ishte shumë e vështirë. Kalova net duke qarë shumë, familja ime e dinë, por gjithçka kaloi mirë. Ia vlente, i vlente përpjekja. Kam qëndruar zgjuar deri në 11 të mëngjesit për ditën kur fizioterapeuti do të më trajtonte, në ditët tjera qëndroja zgjuar deri në 5 apo 6 të mëngjesit. Por, vuajtjet ia vlejnë kështu që ne duhet ta fitojmë titullin”, tha Neymar.
“Kur jam lënduar, mijëra gjëra me kanë shkuar në mendje: Dyshime, frikë… por kisha mbështetjen e tërë familjes dhe shokëve të skuadrës. Mora mesazhe të mira, që me jepnin energji të mirë. Kjo me qetësoj shumë. Falënderoj të gjitha ata të cilët u lutën dhe dërguan mesazhe për mua. Nuk mund të ju them mjaftueshëm faleminderit. Tani do të bëjmë gjithçka për Kombëtaren të fitojmë, jam këtu për këtë mision”, shtoi ai në konferencë për shtyp.
Sulmuesi 30 vjeçar shënoi golin e dytë për Brazilin nga penalltia duke e mposhtur lehtë portierin Seung-gyu Kim.
Brazili luan me Kroacinë në çerekfinale
Brazili arriti çerekfinalet në Katari 2022 pasi mposhti Korenë e Jugut 4-1 me Vinicius Jr., Neymar, Paqueta dhe Richarlison, ku u desh vetëm pjesa e parë që fituesi të përcaktohet në këtë ndeshje.
Në anën tjetër, Kroacia vuajti më shumë për të arritur në çerekfinale, ata shkuan në penallti për ta mposhtur Japoninë, ku Livakovic mbrojti tri penallti dhe i dha biletën kaluese kroatëve.
Dueli i çerekfinales në Katari 2022 në mes të Brazilit dhe Kroacisë do të luhet të premten, më 9 dhjetor në stadiumin “Education City”.