Zbulohet reansferi i parë i Solskjaer te Manchesteri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zbulohet reansferi i parë i Solskjaer te Manchesteri

09:29 | 06 Janar 2019

Ole Gunnar Solskjaer po kalon ditët më të mira si trajner i Manchester United.

Skuadra i ka të gjitha fitore që nga marrja në drejtim të Solskajerit.

Manchester United janë afër që të kryejnë transferimin e parë nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

“Djajtë e kuq” janë afërt transferimit të qendër mbrojtësit serb, Nikola Milenkovic, shkruan “Mirror”, transmeton lajmi net.

Palët thuhet të kenë avancuar shumë në bisedimet e tyre për një transferim dhe gjithçka është afër të zyrtarizohet.

Reprezentuesi serb ka tërhequr vëmendjen e United qysh në kohën kur Mourinho ishte duke drejtuar skuadrën.

Në kërkim të mbrojtësit të Fiorentinës thuhet se janë edhe Tottenham dhe Juventus, mirëpo Man Utd po prinë në garë dhe në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet gjithçka.

Komento: