Zbulohet rezultati i testit të Modric për koronavirus

16:35 | 17 Dhjetor 2021

Modrici del negativ për koronavirus.

Luka Modric ka rezultuar negativ për në testin për koronavirus.

Mesfushori kroat i Real Madridit doli pozitiv të mërkurën, së bashku me disa bashkëlojtarë tjerë, shkruan Gazeta Express.

Por, vetëm dy ditë pasi rezultoi pozitiv, El Chiringuito njofton se Modrici tani ka rezultuar negativ.

Ai i është nënshtruar testit, i cili është kthyer negativisht, raporton El Chiringuito.

Ende nuk dihet nëse mesfushori 36-vjeçar do të luajë në ndeshjen e së dielës ndaj Cadizit.

Komento: