Mësohet sa do të mungojë Dembele.
Ousmane Dembele e pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së djeshme të Barcelonës ndaj Gironas në La Liga.
Francezi u largua pa u bërë gjysmë ore lojë.
Ndërsa, tani mediat spanjolla raportojnë edhe për shkallën e lëndimit të tij.
Ousmane Dembele do të mungojë për tri deri në katër javë.
Ai do të mungojë në ndeshjet kundër Betis, Sevilla, Villarreal, Manchester United dhe ne ndeshjet e para te gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit.