Alba do të qëndrojë te Barcelona deri në fund të kontratës.
Jordi Alba pritet të përfundojë kontratën e tij me Barcelonën, e cila skadon në verën e vitit 2024.
Mbrojtësi i majtë mendohej se ishte një nga veteranët që klubi donte largonte, bashkë me pagën e tij më të madhe që rëndon mbi financat e klubit, transmeton Gazeta Express.
Pas daljes në skenë të Alejandro Baldes, transferimit të Marcos Alonsos dukej se Alba do të ishte i tepërt te katalunasit.
Megjithatë, Barcelona nuk e vlerëson si situatë të njëjtë me Gerard Piquen, për të cilin besuan se nuk ia vlente ta mbanin ende në skuasezo
Alba është një nga lojtarët më të pëlqyer në dhomën e zhveshjes sipas “Relevo”, dhe marrëdhënia e tij me Balden ka qenë një shenjë e profesionalizmit të tij. Pavarësisht se Balde përfaqëson konkurrencën për 33-vjeçarin, ai e ka marrë “nën krah” të riun. Balde tha të njëjtën gjë më herët gjatë sezonit.
“Veteranët na ndihmojnë. Jordi Alba luan në pozicionin tim dhe gjithmonë ka këshilla për mua. Kur ka njerëz në të njëjtin pozicion, të huajt e shohin atë si një luftë, por nuk është. Është thjesht një konkurrencë e shëndetshme”, ishte shprehur ai.
Xavi mendohet gjithashtu të jetë shumë i kënaqur me Alban. Kësisoj, Jordi Alba pritet të qëndrojë në “Camp Nou” për së paku edhe një tjetër sezon.