
Dani Olmo, mund ta veshë fanellën e Barçës në janar.
Barcelona po planifikon të transferojë yllin e RB Leipzig, Dani Olmo në janar zbulon The Daily Mail.
23-vjeçari, i cili filloi karrierën e tij në akademinë La Masia të Barçës, ishte subjekt i një oferte prej 50 milionë eurosh (43 milionë funte/59 milionë dollarë) nga gjigantët spanjollë në ditën e fundit të afatit kalimtar, përcjell ORAinfo.
Leipzig e refuzoi ofertën, por Barça po planifikon të marrë përsëri shërbimet e Olmos kur tregu i transferimeve të rihapet në vitin e ri./ORAinfo/