Zbulohet se kur do të rikthehet Maignan

21:20 | 09 Dhjetor 2022

Mësohet se kur do të rikthehet Maignan.

Mike Maignan ka qenë jashtë fushës për gati tre muaj, por te Milani ka besim se numri një i tyre do të rikthehet së shpejti.

Portieri ishte një nga më meritorët që skuadra nga “San Siro” e fitoi titullin e kampionit sezonin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Maignan e filloi këtë sezon në një formë të ngjashme, por një lëndim i pësuar në fund të shtatorit e detyroi atë të humbasë Kupën e Botës në Katar, si dhe ndeshjet e tjera me Milanin.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, Maignan nuk pritet të marrë pjesë në miqësoret e ardhshme të Milanit, kundër Arsenalit dhe Liverpoolit, por ai mund të kthehet në fushë për miqësoren me PSV-në më 30 dhjetor.

Stafi mjekësor i “Rossonerëve” është i bindur se Maignan do të jetë mjaftueshëm i aftë për të startuar në ndeshjen hapëse të vitit 20223, kundër Salernitanas, më 4 janar.

Komento: