Nuk është vetëm Haradinaj i ftuar nga Gjykata Speciale.
Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, , aktualisht këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar për herë të parë pas lajmit se është ftuar nga Gjykata Speciale.
Zyrapi ka thënë në televizionin T7, se ftesa nga ky organizëm i drejtësisë i ka ardhur “para disa ditësh”.
“Jam i ftuar si i dyshuar”, ka bërë të ditur Zyrapi. Ai ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës.
“Natyrisht do t’i përgjigjem, dhe do të shkoj te Gjykata Speciale”, ka deklaruar ai.
I pyetur nëse di emra të të ftuarve të tjerë nga ky organizëm, ai është përgjigjur: “Nuk e di se kush tjetër është thirrur”.
Zyrapi ka thënë se i kanë treguar që është i dyshuar “për rastet e luftës që kanë ndodhur”.
Ai ka bërë të ditur se në Hagë, te Gjykata Speciale, do të shkojë më 4 gusht të këtij viti.