Zbulohet se një spërkatës që përdoret kundër insekteve e mbyt koronavirusin

15:49 | 26 August 2020

Është zbuluar se një spërkatës që përdoret kundër insekteve e mbyt Covid-19.

Pas përhapjes së virusit COVID-19, trupat ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar ishin furnizuar me një spërkatës kundër insekteve i quajtur “Citriodiol” si një masë mbrojtëse kundër infektimit.

Kjo pasi që “Citriodiol” ishte i njohur edhe për mbytjen e disa llojeve të koronavirusëve.

Sky News ndërkohë sot ka raportuar se pas një studimi ushtarak të kryer në Mbretërinë e Bashkuar në këtë sprej është gjetur përmbajtje e cila mund të mbys edhe llojin e koronavirusit që e shkakton COVID-19.

“Citridiol” është një spërkatës i cili bëhet nga vaji i gjetheve dhe degëve e “Eucalyptus citriodora”.

Forcat e armatosura tashmë kanë rezerva të “Citridiol” dhe thonë se ia vlen të provohet edhe përkundër së nuk ka rezultate të kërkimeve meqë s’ka asnjë efekt anësor.

Komento: