Mësohet se si do të mund të duken fanellat e Barcelonës në sezonin e ri.
Kur po presim për vazhdimin e sezonit, nëpër medie të ndryshme kanë filluar të paraqiten fanellat e mundshme të skuadrës për sezonin e ri.
Diçka e njëjtë ka ndodhur me Barcelonën.
Duket se katalanët kanë vendosur të marrin pak nga fanellat e vitit 1999.
Me ngjyrat e kuqe dhe blu, fanella e Barcelonës duket se do të pëlqehet nga tifozët e tyre.