Leao zbuloi se si Ibrahimovic qeshi kur i tregoi që bën muzikë – suedezi i tha atij të ‘përqendrohej në futboll’.
Ylli i Milanit, Rafael Leao, ka zbuluar se si iu ka treguar shokëve të skuadrës që ai merret edhe me muzikë.
Sulmuesi i madh performon nën emrin skenik ‘Way 45’, dhe ai regjistroi albumin e tij të dytë në studio.
Leoa ka dhënë një intervistë për një nga revistat më të njohura muzikore në botë, “Rolling Stone”, në të cilën ka folur për muzikën e tij.
“Muzika është pjesë e familjes sime. Daja im ishte DJ, babai im këngëtar, dhe muzika ime është hip-hop. Unë shprehem kështu sepse jam shumë i turpshëm, nuk i shfaq shpesh ndjenjat e mia”.
“Por unë mund ta bëjë këtë përmes muzikës. Temat për të cilat bëj rep janë kryesisht duke u rritur në një lagje të varfër në një qytet të vogël”.
“Disa nga shokët e mi dëgjuan këngët e mia. Disa qeshën, disa më mbështetën. Zlatan Ibrahimovic qeshi. Ai më tha të fokusohesha në futboll, jo muzikë”, ka thënë Leao.
Leao ka shkëlqyer këtë sezon me 13 gola dhe 12 asistime, por mënyra se si luajti në nga ndeshjet më të rëndësishme të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit është e frikshme.