
Ish-miss Albania, Hygerta Sako, vijon të tërheqë vëmendjen me postimet e saj në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi një detaj i publikuar prej saj ka ngjallur kuriozitet te ndjekësit.
Hygerta Sako, e cila ishte pjesë e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë krijoi raporte dhe miqësi me disa prej banorëve.
Mes tyre ishte edhe Klodi, me të cilin ajo ka ndarë momente dhe biseda gjatë eksperiencës së saj në reality shoë.
Së fundmi, rrugët e tyre janë kryqëzuar sërish në një event familjar dhe të rëndësishëm.
Në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, Klodi ka qenë pas aparatit fotografik, duke realizuar disa fotografi për të ftuarit. Në mesin e personave që ka fotografuar ka qenë edhe Hygerta Sako.
Një prej fotografive të realizuara nga Klodi duket se i ka pëlqyer veçanërisht Hygertës, e cila vendosi ta publikojë atë në Instastory. Krahas fotos, ish-“Miss Albania” ka përdorur edhe një shprehje që nuk ka kaluar pa u vënë re: ajo e ka quajtur Klodin “nipçe”.
Ky detaj ka ngritur pikëpyetje rreth raportit mes tyre. Nuk dihet nëse Klodi ka ndonjë lidhje familjare me Hygertën dhe nëse termi “nipçe” është përdorur në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, apo nëse bëhet fjalë për një mënyrë përkëdhelëse dhe miqësore të komunikimit mes tyre.
Duke qenë se të dy janë njohur më nga afër gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë thjesht një shprehje e afërt që Hygerta ka zgjedhur të përdorë për Klodin.
Megjithatë, pa një sqarim nga vetë protagonistët, mbetet e paqartë nëse pas këtij epiteti fshihet një lidhje familjare apo thjesht një raport i mirë shoqëror.
Postimi i Hygertës ka tërhequr vëmendje pikërisht për shkak të këtij detaji të vogël, duke i lënë ndjekësit të spekulojnë mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.
Ndërkohë, fotografia nga dasma ka shërbyer edhe si një tjetër dëshmi se raporti i krijuar mes tyre gjatë eksperiencës televizive ka vijuar edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”./ORAinfo/

