Zbulohet shifra që Milani kurseu nga merkatoja

13:04 | 08 October 2020

Bilanci i merkatos kuqezi: zbulohet shifra që kurseu Milani. Edhe Genoa, Cagliari dhe Sassuolo investuan më shumë.

Pas sesionit të tregut të transferimeve verore është koha për të bërë një vlerësim për klubet e përfshira në këtë fushatë merkatoje.

Duke qëndruar në Itali – sipas Transfermarkt – pas Napolit, Milani është ekipi i dytë me bilancin pozitiv dhe plus në fund të tregut të transferimeve.

Kuqezinjtë kanë investuar 22.98 milion euro dhe kanë arkëtuar 58 mln euro nga shitjet ose largimet, pra 35 milion euro plus!

Vetëm Napoli doli më mirë me 41 milion euro pozitive. Ekipet që kanë investuar më shumë se Milani përfshijnë, përveç emrave të mëdhenj, edhe Fiorentina, Genoa, Torino, Cagliari dhe Sassuolo.

Milan, incontro Gazidis-Maldini: si va verso la continuità dirigenziale
E megjithatë, dita e fundit e merkatos nuk e pa Milanin protagonist për të ndërhyrë në merkato dhe për të investuar te një mbrojtës. Klubi do të presë janarin.

Milani mbylli tregun e transferimeve me huazimin e Diogo Dalot nga Manchester United, mbrojtësi portugez i cila do të alternohet mes krahut të djathtë dhe të majtë, si një alternativë e parë për Theo Hernandez, duke pasur parasysh largimin e Laxalt, i cili u transferua përkohësisht te Celtic.

Goditja e vërtetë verore kuqezi ishte padyshim Sandro Tonali, i blerë për të përforcuar mesfushën me një investim të rëndësishëm ekonomik.

Mbërritën gjithashtu Brahim Diaz, i huazuar nga Real Madrid, dhe Jens Petter Hauge, i blerë plotësisht nga Bodo/Glimt.

Norvegjezi është padyshim sfida e vërtetë e verës së Milanit. Blerja përfundimtare e Ante Rebic nga Eintracht u zyrtarizua më pas, ashtu si edhe dalja e André Silva.

U blenë kartonat e Kjaer dhe Saelemaekers nga Sevilla dhe Anderlecht. Nga ana tjetër, mbrojtësi qendror aq i dëshiruar nuk mbërriti: drejtuesit kuqezi u përpoqën deri në fund, duke bërë sondazhe për pista të ndryshme, por asnjë nga këto nuk u materializua seriozisht.

Milani arriti të shiste edhe Lucas Paqueta te Lyon për 21 milion euro plus një përqindje në një rishitje në të ardhmen.

U shitën gjithashtu Reina dhe Rodriguez, të dy një vit pas skadimit të kontratës, përkatësisht te Lazio dhe Torino. Në vend të portierit spanjoll erdhi Tatarusanu nga Lyon, si dhe Kalulu.

Blerje:

Pierre Kalulu (Lyon), titull përfundimtar

Alexis Saelemaekers (Anderlecht), titull përfundimtar

Simon Kjaer (Sevilla), titull përfundimtar

Roback (Hammarby), titull përfundimtar

Sandro Tonali (Brescia), huazim me të drejtë blerje

Brahim Diaz (Real Madrid), huazim

Ciprian Tatarusanu (Lyon), titull përfundimtar

Ante Rebic (Eintracht Frankfurt), titull përfundimtar

Jens Petter Hauge (Bodo / Glimt), titull përfundimtar

Diogo Dalot (Manchester United), huazim i thatë

Shitje dhe largime:

Suso (Sevilla), titulli përfundimtar

Alessandro Plizzari (Reggina), huazim i thatë

Ricardo Rodriguez (Torino), titulli përfundimtar

Pepe Reina (Lazio), titulli përfundimtar

André Silva (Eintracht Frankfurt), titulli përfundimtar

Tommaso Pobega (Spezia), huazim me të drejtë blerje dhe kundër blerje

Lucas Paquetà (Lyon), titull përfundimtar

Laxalt (Celtic), huazim i thatë

Komento: