Fenerbahçe e refuzoi këtë shumë të majme për Muriqin.
Fenerbahçe e kishte refuzuar një ofertë të Tottenhamit për Vedat Muriqin gjatë muajit janar.
Televizioni turk “A Spor” zbulon se klubi nga Stambolli i kishte thënë “JO” një oferte prej 19 milionë eurosh për sulmuesin kosovar.
Në atë kohë, klubi Verdhekaltër synojnë t’i fitonte deri në 28 milionë euro për 25 vjeçarin.
Me siguri, Feneri i ka rënë pishman për këtë refuzim pasi pandemia koronavirus e ka futur krizën financiare në klubet evropiane, përcjell Express.
Me siguri, tash klubi turk do ta ketë të vështirë ta shesë përfaqësuesin kosovar për këtë shifër.
Spurs e shohin ish-futbollistin e Rizesporit si alternativë ideale të Harry Kanet.
Interesim për Muriqin ndërkohë kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze si Manchester United, Neëcastle United, Leicester City, Leeds United, Ëest Bromëich Albion, Southampton, Brighton e Burnley.
E në Itali, atë e pëlqejnë Napoli dhe Lazio.
Prizrenasi i ka zhvilluar 32 ndeshje këtë sezon dhe i ka realizuar 17 gola dhe i ka dhuruar 7 asistime.
Ai ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023.