Zbulohet shkaku i krimit të dyfishtë në Tiranë

13:32 | 03 October 2021

Në portalin online BalkanWeb, sot është hedhur një version tjetër i tragjedisë së djeshme. Sipas atij versioni, të raportuar nga gazetarja Doriana Bezat dhe burimet e saj të të dhënave, shtetasja ganeze dhe i riu dibran ishin njohur përmes internetit, njohjeve online. Ajo pretendon se Klinton Pira jetonte prej vitesh në Tiranë pavarsisht se kishte jetuar për disa vite, më pare, si klandestin në Angli.

Referuar versionit të saj shkaku i vrasjes është xhelozia. 31 vjeccarja ganeze dhe Klinton Pira ishin zënë online dhe ajo kishte mbërritur në Tiranë për tu sqaruar. Sqarim që përfundoi në tragjedi.

Ja njoftimi i plotë në portalin Balkanweb:

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga krimi i dyfishtë, që tronditi mbrëmjen e kaluar Tiranën, ku 26-vjeçari nga Dibra, Kliton Pira, vrau me thikë të dashurën e tij ganeze, me pasaportë franceze, 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah, dhe më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se Kliton Pira ishte njohur në internet me 31-vjeçaren ganeze. Ai jetonte prej vitesh në Tiranë, në zonën e Laprakës, ndërsa për disa vite kishte jetuar si emigrant i paligjshëm në Angli.

Gazetarja Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia. Pira ishte konfliktuar me 31-vjeçaren online dhe ajo kishte mbërritur të shtunën në Tiranë për t’u sqaruar.

Komento: