Zbulohet shuma e faturës për të cilën ndodhi vrasja e kuksianit nga i dyshuari ‘Kobra’

21:11 | 03 January 2023

Kuksiani Visart Cengu po pinte vetë i treti erdhi në kafenen “Kobra City” në periferi te Prizrenit.

Por shkak i një mosmarrëveshje që çoi deri te përleshja e më pas vrasja e tij, dyshohet ishte një faturë prej 400 euroshe.

Vrasjes së 31 vjeçit e plagosjes se shokut të tij 26 vjeç i parapriu një përleshje brenda lokalit derisa, tri të shtëna ndodhën kur mysafirët ishin nis të largoheshin me makinë. Familja e të ndjerit nga Kukësi që nuk di shumë për rastin të martën hapi dyert e mortit.

Në një prononcim ekskluziv për Klan Kosova, axha i tij Besim mohoi versionin e mospagesës ashtu si edhe konfliktin e mëhershëm.

Të rinjtë kishin frikë ndjekjen nga “Kobra” ndaj besohet se evituan spitalin e Prizrenit, dhe shkuan spitalin e Kukësit, pa u vënë re se janë të plagosur as në kufirin e Morinës.

Me rastin po merret policia kosovare, që ndaloi për 48 orë 6 persona. Hoxha, po ngarkohet për gjuajtje me armën që akoma nuk u gjet, ashtu si pamjet e kamerave për çka po hetohen punëtorët për dëmtim të provave.

Deri në sqarimin e rrethanave inspektorati mbylli lokalin ku ndodhi rasti. Kufoma e viktimës ndodhet në morg, dhe do t`i dorëzohet familjes pas mbarimit të procedurave.

Komento: