Zbulohet shuma e parave që Kessie do t’i përfitojë te Barcelona

16:38 | 08 Mars 2022

Barça – Kessie, zbulohet shuma e parave që i ndan palët.

Franck Kessie do ta përshëndesë Milanin në fund të sezonit pasi e refuzoi ofertën e “Rossoneri”.

Lideri i Serie a ishte i gatshëm t’ia ofronte atij një rrogë prej 5 milionë eurosh në vit, ecila do të arrinte në 6,5 në vitin e katërt dhe të pestë të kontratës.

Mirëpo, mediumi italian “Corriere dello Sport” shkruan se në ditët në vazhdim do të zhvillohet një takim tjetër në mes të drejtuesve të Barcelonës dhe të përfaqësuesve të lojtarit, përcjell “Gazeta Express”.

Për momentin, gjiganti katalunas ia ofron futbollistit nga Bregu i Fildishtë 6,5 milionë euro plus bonuse për 5 vjet, por kërkesa e menaxherit të Kessiet sillet rreth 8 milionë euro.

Pra, aktualisht palët i ndajnë 1,5 milionë euro.

Me gjasë, në ditët në vazhdim do të mbyllet marrëveshja dhe gjatë verës ish-futbollisti i Atalantas do të përfundojë në “Camp Nou”.

Lojtarin e ka kërkuar trajneri Xavi Hernandez, i cili e do në mesfushën e tij një lojtar luftarak, i cili mund ta ndihmojë repartin defanziv por edhe atë ofanziv.

Krahas Barçës, lojtarin e duan edhe Newcastle në Angli dhe Paris Saint-Germaini në Francë.

Gjatë janarit ai ishte pranë transferimit në Tottenham, por gjithçka dështoi në fund të afatit kalimtar.

Kessie ka qenë njëri prej mesfushorëve më të mirë në Serie A viteve të fundit.

Komento: