Zbulohet shuma marramendëse e parave të vjedhura në aeroportin e Rinasit

22:00 | 11 April 2019

Dy ditë pas grabitjes policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.

Rreth 6.5 milionë euro të vjedhura. Kjo është shuma që grabitësit kanë marrë dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Shifra ka dalë nga burime zyrtare të tre bankave të deklaruara për emisionin “Opinion”.

Dy ditë pas grabitjes policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Operacioni për gjetjen e tyre është zhvendosur mes Krujës dhe Fushë-Krujës, pasi policia ka dyshime se ata mund të fshihen në këtë zonë.

Prokuroria thotë se ka rihapur dosjet e pezulluara për Admir Muratajn, i dyshuar edhe për 3 grabitje të tjera, por që çështja nuk u gjykua ndaj tij pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar.

Përveç grabitësve që shfaqen në kamera duke rrëmbyer disa milionë euro, Admir Murataj ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë në sulmin e fundit të grabitjes.

Komento: