Zbulohet shuma totale e pagave që i jep Barcelona – dy probleme të mëdha

17:05 | 03 July 2023

Me zbatimin e rregullit të ri Fair Play-it Financiar të La Ligës për pagat e lojtarëve, pagat e ekipit të parë të Barcelonës ishin në 386 milionë euro në qershor, sipas Marcas.

Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff kanë punuar gjatë gjithë kohës për të ulur faturën e madhe të pagave të ekipit të parë që trashëguan nga administrata Josep Maria Bartomeu.

Lojtarët me të ardhura të larta si Antoine Griezmann, Philippe Coutinho dhe Lionel Messi u larguan në mënyrë strategjike nga ekipi, përcjell telegrafi.

Kështu, fatura e pagave të Barcelonës për ekipin e parë është mjaft e mirë për t’i shpëtuar çdo sanksioni të Fair Play-t financiar nëse do të ishte vetëm kaq.

Barça ka dy probleme të mëdha që i shkaktojnë telashe serioze me FFP.

Pika e parë: Seksionet e klubit. Barcelona krenohet që është më shumë se një klub. Në të vërtetë Barca është një nga markat më të forta sportive në Evropë me ekipe të suksesshme të basketbollit, hokejit dhe hendbollit. Barca Femeni është gjithashtu skuadra më e mirë e femrave në Evropë. Klubi shpenzon 91 milionë euro për këto seksione dhe kjo e rrit faturën e pagave të saj në 477 milionë euro.

Pika e dytë: Më 1 korrik, të huazuarit e Barçës u kthyen në klub pas skadimit të periudhës së tyre të huazimit. Fatura e pagave të të huazuarëve të kthyer ishte 54 milionë euro. Kjo e rriti faturën totale të pagave të Barçës në 531 milionë euro.

Kjo është arsyeja pse Barça është përpjekur të largojë shumicën e të huazuarve. Lojtari i parë që u largua ishte Samuel Umtiti, kontrata e të cilit u shkëput. Por, Barça ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në aspektin financiar.

Komento: