Mediet gjermane kanë zbuluar skuadrën e re të Milot Rashicës.
Ylli i Kosovës dhe skuadrës gjermane Werder Bremen, Milot Rashica, vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes sa i përket të ardhmes së tij.
Gazeta e afërt me Werder Bremenin, Weser-Kurier, ka shkruar të premten se Milot Rashica do të kaloj te RB Leipzigu.
“Weser-Kurier nga burime të sigurta në udhëheqësin e Werderit, Rashica tani përballet me një kalim milionësh te RB. Diskutimet në mes të atyre që vendosin te Leipzigu dhe menaxhmentit të lojtarit janë të avancuara, sa që një njoftim zyrtar për këtë transferim mund të pritet që në këtë muaj”, ka raportuar gazeta gjermane.