Zbulohet stafi teknik i Sarrit te Juventusi

17:13 | 19 Qershor 2019

Edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport zbulon stafin e Maurizio Sarri në Juventus.

Giovanni Martusciello do të jetë asistent i trajnerit të ish-menaxherit të Chelseas me Andrea Barzagli i cili do të jetë lidhja mes botës së Juventusit dhe stafit të bosit toskan, përcjell ORAinfo.

Andrea Pertusio do të jetë kreu i trajnerëve të palestrës në një staf të kompletuar nga Marco Ianni, Davide Ranzato dhe Davide Losi.

Claudio Filippi dhe Massimo Nenci do të jenë trajnerët e portierit.

Gianni Picchioni do të jetë skena e re e Zonjës së Vjetër.

Sarri po e zëvendëson Allegrin i cili arriti shumë tituj me kampionin aktual. /ORAinfo/

Komento: