Zbulohet surpriza, Parashqevi Simaku rikthehet të këndojë në…

21:09 | 19 December 2024

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, do t’i rikthehet këngës!

Pjesë e traditës së këngës së fundvitit në Top Channel do të jetë edhe ikona e muzikës.

Këtë detaj e zbuloi biznesmeni Elton Ilirjani gjatë programit.

“Ajo që dua të them është që të mos dorëzohen të na mbështesin… gjithashtu kemi një surprizë, që me datën 24 ju si televizion e bëni, Parashqevi Simaku do të vijë me këngë. Kënga e fundvitit, kënga e Krishtlindjes…”, ka zbuluar Ilirjani.

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku u rikthye në vëmendjen publike pak ditë më parë, pas një videoje të publikuar në mediat amerikane ku ajo merrte ndihma.

Më pas u zbulua se prej kohësh ajo ishte e pastrehë. Biznesmeni Elton Ilirjani më pas i ka siguruar asaj një vendstrehim, për t’i siguruar kushte më të mira jetese.

Komento: