Zbulohet trajneri i ardhshëm i Bayern Munich

16:59 | 24 Dhjetor 2018

Xabi Alonso, mund të jetë trajneri i ardhshëm i Bayern Munich.

Kështu të paktën mendon bosi i Bayern, Karl Heinz Rummenigge, i cili ka thënë se spanjolli do të ishte super trajner.

“Do të doja që ai të kthehej në Bayern në ndonjë pikë” ka thënë Rummenigge, transmeton lajmi.net.

“Xabi zotëron një autoritet nga natyra e tij. Ai ka pasur trajner të shkëlqyer, flet në shumë gjuhë dhe është një personalitet i jashtëzakonshëm” ka thënë tutje bosi i Bayern.

“Alonso ishte “gjenerali i mesfushës”. Ai shpërndante lojën për mrekulli, ishte i magjishëm. Ai drejtonte për mrekulli tempon e lojës” ka thënë tutje Heinz.

Alonso luajti për tri sezone me skuadrën e Bayern, gjatë viteve 2014/15 deri më 2016/17.

Ai gjatë asaj kohe luajti në 79 ndeshje dhe shënoi pesë gola.

Komento: