
Jose Mourinho tashmë ka filluar të mendojë për skuadrën e tij të ardhshme, Romën.
Tekniku portugez do të jetë në krye të Romës që nga fillimi i sezonit të ardhshëm, shkruan lajmi.
Objektivi i tij i parë për skuadrën, është fillimisht pozita e portierit.

Portugezi ka identifikuar portierin e Granadas, Rui Silva, si objektivin ideal.
Por, problem sipas mediave italiane mbetet Real Betisi, i cili është i interesuar poashtu për Silvan dhe është gati të bëjë marrëveshje për ta.
Nuk dihet ende se ku do të përfundojë Silva, por Mourinho mund të ketë ndikim të madh në sjelljen e tij në “Stadio Olimpico”.