Zëdhënësi i AAK-së: Po zbulohet korrupsioni astronomik i Ministrisë së Liburn Aliut e Hysen Durmishit

20:13 | 01 Qershor 2022

Pas publikimit të përgjimeve që shpërfaqin korrupsionin në Ministrinë e Infrastrukturës, ka reaguar zëdhënësi i AAK-së Lulëzim Blaka.

Blaka përmes rrjetit social Facebook ka pretenduar se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, qysh para një viti kishte shpjeguar për korrupsionin në këtë ministri me tenderët njëburimor.

“Pas skandalit 120 milionësh të ambasadorit Berishaj, gazetaria hulumtuese filloi të zbardh korrupsionin astronomik në Ministrinë e Liburnit dhe ati Durmishit. Kur kryetari Haradinaj, para rreth 1 viti, filloi të shpjegonte për tenderët një burimor të kësaj ministrie, e majta ekstreme i kundërvihej me demagogji, ashtu siç e kanë zanat”, ka shkruar Blaka.

Ai ka përfunduar duke thënë se “Filluan të dalin edhe përgjimet, ku argumentohet hajnia e shokut kryesor të Albinit. Krejt dhe drejt”.

Komento: