
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas votimit nga Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës për bashkëshorten e Ministrit, Liburn Aliu dhe nipin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi për anëtarë të bordit KOSTT-it.
Xhemajli tha se korrupsioni po servohet si vlerë patriotike.
“Lufta që ka bërë VV kundër korrupsionit dhe nepotizmit paska qenë jo sepse janë fenomene që e vjedhin popullin por sepse VV nuk ka qenë pjesë e saj. Tashmë që janë Qeveri, korrupsioni dhe nepotizmi me ata të përfshirë, po servohet si vlerë patriotike”, tha Xhemajli.