Zëdhënësi i AAK-së: Veç shkarkim ose dorëheqje të Qeverisë, s’ka variant tjetër

17:33 | 20 Maj 2024
zedhenesi-i-aak-se:-vec-shkarkim-ose-doreheqje-te-qeverise,-s’ka-variant-tjeter


Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili për FrontOnline thotë se janë për shkuarjen në zgjedhje por vetëm pas shkarkimit të Qeverisë ose dorëheqjes së saj.

‘’Ne jem për zgjedhje, por vetëm për shkarkim të Qeverisë ose dorëheqje të kryeministrit’’ thotë ai.

Xhemaili nga AAK thotë se nuk kanë datë për zgjedhje.

‘’Ne nuk kemi datë por jemi vetëm për këto dy variante asnjë mënyrë tjetër’’ potencon ai për FrontOnline.

Ai thotë se për këtë ka ka folur edhe kryetari i tij, Ramush Haradinaj.

‘’Dihet qëndrimi ynë përmes GP-së, por edhe deklarata e kryetarit Haradinaj, pas darkës së kryeministrit me kryetarin e PDK-së’’ thekson ai/FrontOnline/

Komento: