Adonis Tahiri nga PSD-ja ka zbuluar se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka kërkuar lekë për të votuar buxhetin.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka zbuluar se Vetëvendosje i kishte kërkuar Ramush Haradinajt të mos lejonte ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike ku PSD’ja do t’i marrë paratë për 12 deputetë.
Tahiri ka shkruar se Partia e Shpend Ahmetit ka pasur tjera kërkesa për të votuar buxhetin.
“Kushtet e PSD-se: shkarkimi i Rikallos; kodi pensional; dialogu me Serbine ne dore te Kuvendit; ulja e numrit te zv.ministrave; ulja e pagave te politikaneve dhe rritja e pagave te punetoreve. Kushti i VV-se: mos na i merr leket…?”, ka shkruar Tahiri.
Vetëvendosje u nda në dy pjesë pas largimit të Shpend Ahmetit dhe kalimin në PSD.
Tash, zyrtarët e këtyre dy partive kanë lëshuar akuza për krim e korrupsion ndaj njëri-tjetrit. Kanë folur edhe për Astrit Deharin, por ende s’kanë folur nëse zyrtarët e VV’së apo ata të PSD’së dinë dicka më shumë në lidhje me vdekjen e tij.