Zëdhënësi i LVV-së: Sot del sondazhi real i matjeve të qytetarëve të vërtetë të Kosovës

20:16 | 25 Dhjetor 2023
zedhenesi-i-lvv-se:-sot-del-sondazhi-real-i-matjeve-te-qytetareve-te-vertete-te-kosoves

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka, ka thënë se këtë të hënë do të dalë sondazhi real i matjeve të qytetarëve të Kosovës.

Manxhuka ka bërë të ditur se këto matje bëhen pa i përfshirë bashkatdhetarët.

“Nuk ka forcë që e ndalë qeverisjen e drejtë, të mirë e për qytetarët të udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me Kryeministër Albin Kurti”, ka shkruar ai në Facebook.

Nga ana tjetër, bazuar në një sondazh në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohet nga UBO Consulting e të porositur nga RTV Dukagjini për matjen e opinionit publik se kush po bën opozitën më të fortë ndaj kryeministrit Albin Kurti, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dalë i pari në listë, duke kryesuar me 29.6 për qind.

 

Komento: