Zëdhënësi i PDK-së: Kjo Qeveri po i rrezikon interesat nacionale dhe tërë shtetin tonë

19:46 | 03 Mars 2020

Kërkesa e ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufcës për largimin nga detyra ambasadores të Vlora Çitakut ka nxitur reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka reaguar ashpër për vendimin e fundit të Qeverisë për tërheqjen e ambasadires së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se shkarkimi i Ambasadores më të suksesshme të Kosovës, në vendin më demokratik dhe aleatin jetik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shenjë e rrezikshme për demokracinë e brendshme, imazhin ndërkombëtar dhe është sulm i drejtpërdrejtë në partneritetin special me Amerikën.

Deklarata e plotë e Avni Bytyçit:

Mungesa e vizionit për të ardhmen e vendit dhe hezitimet e Kryeministrit për të marrë vendime, siç u pa dje në Kuvendin e Kosovës, po kamuflohen me hakmarrje politike dhe logjikë joinstitucionale.

Shkarkimi i Ambasadores më të suksesshme të Kosovës, në vendin më demokratik dhe aleatin tonë jetik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shenjë e rrezikshme për demokracinë tonë të brendshme, imazhin tonë ndërkombëtar dhe është sulm i drejtpërdrejtë në partneritetin tonë special me Amerikën.

Kjo Qeveri po i rrezikon interesat nacionale dhe tërë shtetin tonë.

Komento: