
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi ka reaguar ndaj fillimit të vaksinimit të qytetarëve të Kosovës në veri nga Serbia.
Bytyqi ka akuzuar të gjitha partitë politike duke thënë se kanë dështuar në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Tregoni Haki Abazit se nuk ka dallim në mes të 1.000 testeve që i kishte sjellë Serbia në veri të Kosovë gjatë qeverisë Kurti, me vaksinimin e qytetarëve të Kosovës në veri nga Serbia, gjatë qeverisë Hoti.
Në të dyja raste, koalicionet VV-LDK dhe LDK-AAK-Nisma, kanë dështuar në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Në esencë, qeveria Hoti është gjunjëzuar para Serbisë, njëjtë siç ishte dorëzuar qeveria Kurti në fillim të pandemisë.