Sibel Halimi: Shteti armiqësor me gazetarët – gjëja e fundit që i duhet Kosovës.
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se është shqetësues raporti i ‘Human Rights Watch’ për Kosovën për vitin 2022.
Sipas saj, institucione shtetërore armiqësore me gazetarët, janë gjëja e fundit që i duhet Kosovës.
“Shqetësues raporti i ‘Human Rights Watch’ për Kosovën për vitin 2022. Vetëm për shtatë muaj, janë regjistruar 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimit ndaj gazetarëve. Kërcënime kanë pasur edhe së fundmi në veri të vendit. Por fatkeqësisht, të tillat kanë ardhur edhe nga zyrtarë të lartë të pushtetit, me një gjuhë të urrejtjes, të papranueshme; dhe e cila cenon besimin e publikut në medie”.
“Ndërsa ndaj kësaj gjuhe ka pasur reagim të dobët të organeve kompetente. Institucione shtetërore armiqësore me gazetarët, janë gjëja e fundit që i duhet vendit tonë!”.