Zëdhënsja Flora Ahmeti: Tre persona janë lënduar në vetaksidentin në Slivovë

16:26 | 03 Janar 2026
Zëdhënsja Flora Ahmeti: Tre persona janë lënduar në vetaksidentin në Slivovë

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje, ka konfirmuar se si pasojë e vetaksidentit të ndodhur në fshatin Slivovë janë lënduar tre persona.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të pasdites, derisa personat e gjendur në automjet kanë pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku.Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Komento: