Zejnullah Gashi pranon detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

12:15 | 15 Korrik 2026
zejnullah-gashi-pranon-detyren-e-kryeprokurorit-te-shtetit

Zyrtarisht nga tani Zejnullah Gashi është në krye të Prokurorisë së Shtetit. Gashi para pak minutave ka pranuar zyrtarisht detyrën si Kryeprokuror i Shtetit.

Në një ceremoni të zhvilluar në zyrën e Prokurorisë së Shtetit, Agron Qalaj i ka dorëzuar detyrën Gashit.

Ai e njoftoi me ambientet ku do të ushtrojë detyrën si dhe e dorëzoi detyrën që e mbajti deri tani si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit.

Zejnullah Gashi deri tani ka drejtuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndërsa së fundi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e dekretoi atë si Kryeprokuror, pas një procesi të shtyrë 5 vjeçar të cilit “assesi” nuk i bënin zgjidhje.

Zejnulla Gashi merr sot zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Komento: