Zeka akuzon NISMA-n: I kanë mbet veç macat në tavan pa i punësu, ka dallavere të shumta – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zeka akuzon NISMA-n: I kanë mbet veç macat në tavan pa i punësu, ka dallavere të shumta

23:14 | 03 Janar 2019

Milaim Zeka është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s.

Ai padyshim që njihet njëri nga deputetët më të zëshëm të parlamentit, e në intervistën e fundvitit për ndër të tjera ka treguar raportin me partinë nga e cila kishte fituar votot për të marrë epitetin e deputetit.

Zeka, duke komentuar për raportet me partinë e tij NISMA Socialdemokrate ka treguar që me muaj të tërë nuk komunikon me ta, dhe se partia në fjalë nuk dallon nga PDK.

“Unë nuk komunikoj me NISMA-në, d.m.th., kam 6-7 muaj që nuk komunikoj me ta fare. Por vetëm mundem të thënë që NISMA me asnjë pikë, me asnjë presje nuk dallon prej PDK-së. Me nepotizëm, me dallavere, me gjitha faqet e zeza që i ka bërë PDK-ja i bën edhe NISMA. Mbi bazën e kësaj, unë nuk kam kurrfarë nostalgjie”, thotë Zeka.

Deputeti Zeka, karshi këtyre akuzave ndaj partisë së tij thotë që do të vazhdojë deri në fund të mandatit, si deputet i kësaj partie.

“Unë jam deputet, dhe mandatin tim e dërgoj deri në fund me NISMA-n. Nuk po dua të luaj rolin e disa deputetëve tjerë, të cilët për përfitime të votave ose për përfitime tjera materiale dalin të pavarur. Po e përsëriti, nuk kam absolut asnjë privilegj prej NISMA-s. As nuk kam punësuar njeri të familjes. Ata, veç macat në tavan që nuk i kanë punësuar”, ka shtuar Zeka.

Dhe, në fund Zeka duke folur rreth planeve në të ardhmen, ka potencuar që politikës nuk e ka ndërmend t’i largohet dhe se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kandidojë deputet në listen e NISMA-së.

Komento: