
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka treguar për Front Online se pavarësisht distancës gjeografike, ka bashkëpunim ekonomik të madh në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai më tutje ka treguar se po punohet më shumë në rritjen e importeve nga SHBA në Kosovë.
“Duhet punuar më tej në rritjen e vëllimit të importeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, meqë Kosova dhe kompanitë kosovare duhet të dëshmojnë rëndësinë e partneritetit strategjik edhe kur bëhet fjalë për bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimet tregtare në veçanti. Shembulli i kompanive të cilat tashmë janë të angazhuara në tregti me SHBA-të dëshmon se distanca gjeografike nuk është një barrierë vendimtare. Ka një hapësirë të madhe të bashkëpunimit ekonomik, veçmas në industrinë e mbrojtjes dhe të sigurisë”, u shpreh Zeka.