Zeka e cilëson si gabim ndarjen e 100 eurove nga qeveria

23:15 | 21 July 2022

Muaj më parë Qeveria e Kosovës ndau 100 euro si ndihmesë për disa kategori të caktuara.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, tha se qeveria ka bërë gabim që i ka ndarë nga 100 euro.
Zeka tha se njëra nga arsyet se pse rritet inflacioni është plasimi i tepërt i parave në treg.

Ai theksoi se ekzekutivi i ka plasuar 80 milionë euro në treg duke e vlerësuar si jashtëzakonisht të gabuar.

“E thashë krejt në fillim që njëra prej arsyjeve pse rritet inflacioni është për shkak të plasimit të tepërt të parasë në treg. Edhe masa prej 100 eurosh që kanë të ardhura deri në 1000 euro ka qenë jashtëzakonisht e gabuar për shkak të plasimit të 80 milionë eurove në treg. Pranda ne e kemi 14 për qind inflacionin kurse Belgjika e ka 8 për qind. Inflacioni jonë është joproporcional në raport me vendet prej të cilave ne importojmë “- tha Zeka.

Komento: