Milaim Zeka ka paralajmëruar hyrjen në politikë të dy këngëtareve, Morena Tarakut, e Kallashit.
Ai duke ironizuar me klasën politike në Kosovë, ka thënë se Kallashi e Morena e përfaqësojnë më mirë popullin se sa deputetët aktual.
“Më mirë është që Kuvend të jenë deputet Morena e Kallashi se sa këta deputet që i kemi në parlament”, ka deklaruar Milaim Zeka.
Tutje, ai është shprehur se shpresa për këtë vend nga kjo klasë aktuale politike është shuar. Sipas Zekës, e vetmja shpresë është koalicioni 6+ në krye me Duda Baljen.