Zeka reagon pas deklaratave të Buxhovit për UÇK-në – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Zeka reagon pas deklaratave të Buxhovit për UÇK-në

00:06 | 13 Korrik 2019

Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklaratave të Buxhovit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka mbrojtur Jusuf Buxhovin i cili tha gjatë ditës së enjte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është e pastër. Ai ka thënë se çdo kush ka të drejtë të mos pajtohemi por jo ta gozhdojnë sikur Jezu Krishtin.

“E tha një mendim te vetin Jusuf Buxhovi, me te cilin kemi te drejte absolute qe te mos pajtohemi, ama jo bre kaq yrysh me gozhdu njeriun bash si Jezu Krishtin” shkroi Zeka në rrjetin social Facebook.

Zeka gjithashtu shkroi se duhet të largohet “logjiken e mendimit komunist rusosllav dhe atë taliban?! A po e dini more se po jetojmë ne shekullin e internetit?!”

Deputeti shtoi arsyet se pse nuk është fyer nga deklaratat e njërit ndër themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ato qe i tha Buxhovi thuhen çdo dite neper kafenetë tona. Pastaj e kam një pyetje: A thua pse u themelu Gjykata Speciale? Mos valle me na përcaktu ngjyrën e syve?!” shkroi Zeka.

Zeka në përfundim ka shkruar se ndihet më shumë i fyer nga reagimet primitive ndaj mendimit të Buxhovit sesa ndaj deklaratave të tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!