Zeka tha se dëshiron ta shoh të prangosur Veselin, reagon Ramiz Lladrovci – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zeka tha se dëshiron ta shoh të prangosur Veselin, reagon Ramiz Lladrovci

23:14 | 22 Maj 2019

Milaim Zeka ka deklaruar se dëshiron ta shoh të prangosur Kadri Veselin.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i PDK’së i ka reaguar deputetit Nismës, Milaim Zeka, i cili përmes një statusi në Facebook tha se dëshiron ta shoh prapa grilave kryetarin e PDK’së.

Zeka tha se ka dëshiron ta shoh të poshtruar prapa grilave kryeparlamentarin Veseli nga ata që ka vendosur vetë nëpër institucione.

Lladrovci i thotë Zekës duke iu drejtuar si ‘Milaim Zeza’ se kurrë nuk do të shohë një gjë të tillë.

“Mesazh për Milaim Zezën: Edhe një mijë vjet jetë ni paç, Lulin kurrë as të lidhur as të poshtëruar ski me pa!!!”, ka shkruar Lladrovci.

Ndryshe reagimi i Zekës erdhi pasi në një video të publikuar nga koha.net, të prangosur nën dyshime për fajde dëgjohen duke përmendur emrin e Veselit. Njëri nga ta thotë se ‘Kadri Veseli i ka marrë 200 mijë euro’.

Komento: