Zelensky bisedon me Lituaninë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian

20:43 | 27 Shkurt 2022

Ukraina po kërkon anëtarësim në BE.

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskiy, ka biseduar me homologun e tij nga Lituania, Gitanas Nauseda për situatën aktuale në luftën me Rusinë. Zelenskiy po ashtu ka folur për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Ndryshimi i politikave të Ukrainës nga aleanca me Rusinë në kthimin nga perëndimi ka bërë që të ketë armiqësi, që tani është kthyer në luftë me rusët.

Mirëpo kjo nuk e ka frikësuar Zelenskyin dhe ai nuk e ka ndërmend që të ndërrojë kurs dhe sot ka biseduar për anëtarësim në BE me njërën prej shteteve anëtare.

“Ne mbajmë kontakte vazhdimisht me miqtë besnikë. Fola me Gitanas Nauseda për situatën aktuale ushtarake, përpjekjet ndërkombëtare për të detyruar agresorin drejt paqes dhe anëtarësimin e Ukrainës në BE. Faleminderit, Gitanas, për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, ka shkruar ai.

Ukraina po përballet me një sulme ushtarake tash e disa ditë të Rusisë të drejtuar nga neo-fashisti Vladimir Putin. Mirëpo ukrainasit po i bëjnë ballë ende sulmeve të rusëve më të shumtë në numër.

Komento: