Zelensky: Dokumenti amerikan për garancitë e sigurisë së Ukrainës është gati! Pritet ratifikimi në Kongresin e SHBA-së dhe në parlamenton tonë

20:26 | 25 Janar 2026
zelensky:-dokumenti-amerikan-per-garancite-e-sigurise-se-ukraines-eshte-gati!-pritet-ratifikimi-ne-kongresin-e-shba-se-dhe-ne-parlamenton-tone

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi sot se dokumenti amerikan që lidhet me garancitë e sigurisë për Ukrainën është përfunduar plotësisht, ndërsa Kievi pret konfirmimin për kohën dhe vendin e nënshkrimit të tij.

“Për ne, garancitë e sigurisë janë mbi të gjitha garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara. Dokumenti është 100% gati dhe tani presim nga partnerët tanë të konfirmojnë se kur dhe ku do ta nënshkruajmë”, deklaroi Zelensky gjatë një konference për shtyp nga Vilniusi, kryeqyteti i Lituanisë.

Ai shtoi se pas nënshkrimit, dokumenti do t’i dërgohet për ratifikim Kongresit të SHBA-së dhe parlamentit ukrainas.

Nga ana e tij, presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, pas takimit me Zelenskyn, u tha gazetarëve se Rusia po shmang angazhimin për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, duke refuzuar gjithashtu pranimin e një armëpushimi. /Panorama

Komento: